E qëlluan me armë në Vlorë, zbulohet e kaluara e errët e ish-mësuesit të dënuar për vrasje, u shfaq edhe në emisionin e njohur televiziv (FOTO)

0
516

Një atentat ka ndodhur sot në Vlorë, ku një 36-vjeçar është qëlluar në banesën e tij. Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se i plagosur ka mbetur Elius Thartori.

Thartori nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ai më herët ka qenë i dënuar për një vrasje.

Ai është mësues dhe ka qenë për një periudhë të gjatë, jashtë shtetit. Në Vlorë ai nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer. Më tej mësohet se ai ka qenë mësues për një periudhë të gjatë kohe në shkollën9-vjeçare Teli Ndini në Vlorë.

Po të njëjtat burime thonë se ai është dënuar me 10 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Ai është bërë edhe protagonist i një emisioni investigativ 3 vite më parë, ku u filmua teksa luante letra me nxënësit në shkollë dhe përdorte fjalor banal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here