Të dënuar për grabitje, dalin detajet se kush janë dy shqiptarët që u arratisën nga burgu i Tirinthas në Greqi

0
312

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me arratisjen e dy shqiptarëve nga burgu i Tirinthas në Greqi. Mësohet se dy shqiptarët janë njëri 48 vjeç, i dënuar me 11.5 vite burg për grabitje.

Kurse tjetri është 27 vjeç. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

Dy shqiptarë u arratisën një ditë më parë nga burgu i Tirinthas në Greqi. Mediat greke raportojnë se arratisja është konstatuar nga rojet e burgut, në momentin e numërimit të të burgosurve, gjatë orarit të drekës.

Bashkë me shqiptarët u arratisën dhe dy të tjerë, një maroken dhe një algjerian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here