Spartak Ngjela: Termi “Shqipëri e Madhe” ka trembur pushtetarët në Athinë e Beograd, Berisha kërkon destabilizim për interes të Serbisë

0
388

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar ditën e djeshme situatën gjeo-politike, sidomos atë në rajonin e Ballkanit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ngjela i ka dërguar një mesazh të gjithë politikanëve që kanë fobi nga Shqipëria e Madhe, duke i kujtuar se janë bërë qesharakë dhe e kanë makth këtë gjë. Madje, për të treguar se Beogradi është i tmerruar nga Shqipëria e Madhe, Ngjela nxori në pah edhe një detaj, tek i cili implikoi ish-kryeministrin Sali Berisha. Këtë të fundit, avokati i njohur e akuzoi se kërkon destabilizimin e Shqipërisë, për interes të Serbisë. “Përdorimi si me panik nga Athina politike dhe nga Beogradi politik që i behët sot termit “Shqipëri e Madhe”, i ka bërë qesharakë këta në kancelaritë amerikanë dhe europiane. Po, pse e përdorin këtë kaq rëndom, dhe si me një pasion të karakterit të një tabuje historike në rrafsh botëror? Po, pse fillon e përdoret ky term pikërisht tani; kur presidenti i Serbisë, Vuçiç, u kthye nga Amerika i tërbuar me theksin kategorik amerikan se Kosova është shtet i pavarur? Dhe në fund, vërtetë mendojnë këta se politika amerikane dhe gjermane mallëngjehen pse këta po përdorin me kast një term fashist? Këta qeshin, sepse e dinë që historia po kërkon rivlerësimin e Arbërisë natyrore. Po opozita antikombëtare Berisha, pse pikërisht tani kur çështja kombëtare shqiptare është në progres të përditshëm; kërkon destabilizimin e Shqipërisë?”, deklaroi ai. Më tej, avokati i njohur, Spartak Ngjela shprehu bindjen se të gjithë politikanë e trekëndëshit Tiranë-Beograd-Athinë që kanë fobi nga termi “Shqipëri e Madhe”, do të dështojnë dhe nuk do të arrijnë dot që të bllokojnë bërjen realitet të kësaj kauze. “Kur historia të lë mbrapa në të konceptuarin e saj, çdo individ që arsyeton bëhet qesharak. Kështu e pësojnë edhe politikat arkaike që nuk mbështetën dot në sensin real historik. Kështu është katandisur sot edhe politika greke, edhe politika serbe. Në fakt këto dy politika genocidiste antishqiptare që kanë afër 200 vjet që duan të shfarosin shqiptarët, tani janë jashtë kohe, dhe, si të tillë, po i përbuz historia. Një popull, një politikë apo një pseudoshkencë historike përbuzen nga historia kur befas del në shesh gjithë një veprimtari politike e cila ka ushtruar dhunë kundër një populli tjetër. Sidomos kur, pasi ka fshehur apo ka falsifikuar historinë, i ka dalë në shesh hapur historia e vërtetë”, nënvizoi Ngjela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here