Kryebashkiaku i ri i Gjirokastrës akuza Ramit: Miliona lekë kontrata për të favorizuar të afërmit e saj!

0
298

Kryebashkiaku i ri socialist i Gjirokastrës Flamur Golemi nuk ka kursyer akuzat ndaj paraardhëses Zamira Rami, duke e akuzuar për abuzime me fondet.

Gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, Golemi u shpreh se Rami ka firmosur disa kontrata miliona lekë një ditë përpara se ai të merrte detyrën. Golemi tha gjithashtu se kryetari i LSI në Përmet paguhej nga bashkia si nëndrejtor i agjensisë se mirëqënies sociale.

“Gjeta në bashki punonjës që nuk kishin ardhur kurrë në punë, jemi e vetmja bashki që kishim të punësuar 2 gazetarë. Gjeta kryetarin e LSI në Përmet që paguhej nga bashkia si nëndrejtor i agjensisë se mirëqënies sociale. 90% e financave janë shpenzuar në 6 muaj nga buxheti i vitit të kaluar. Abuzimet në bashkinë e Gjirokastrës nga ish- kryebashkiakja kanë qenë të mëdha. Kontrata miliona lekë janë firmosur nga Zamira Rami, një ditë para se të merrja detyrën ka firmosur një kontratë që duhet ta garantojë tashmë bashkia e re. 210 mije lekë për të hapur një gropë për të varrosur të vdekurit. Kontrata për varrezat e nënshkruar nga kryebashkiakja për të favorizuar të afërm të saj që kanë pronësi agjensi funerale”, u shpreh Golemi, duke paralajmëruar përballjen me drejtësinë e atyre që kanë kryer këto abuzime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here