Alarm në burgun grek në zonën e Tirinthas këtë të mërkurë, ku janë arratisur katër persona të dënuar, mes tyre dy shqiptarë.
Sic raporton “Kathimerini“, katër të burgosur janë arratisur, e sipas burimeve nga policia, ata janë dy shqiptarë, një maroken dhe një egjiptian.
Policia ka nisur një operacion kërkimi. Ka qene numërimi në orarin e drekës që ka pikasur mungesën e te burgosurve.
Ky është incidenti i dytë në këtë burg brenda disa javësh. Në fillim të korrikut, nje tjeter i burgosur u arratis.