Deputeti Ditmir Bushati thotë se rasti i Valdrin Pjetrit në Shkodër, është pika e derdhjes duke kërkuar reformim të thellë të partive politike.
Bushati tha:
“Është e hijshme që fillimisht këto çështje të trajtohen brenda forumeve. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes një fenomen që duhet ta trajtojmë. Kjo çështje nuk mund të trajtohet as me shkarkime në masë. Kjo është një çështje shkon përtej mureve të një organizate politike pasi në fund të ditës jemi politikanë dhe kemi përgjegjësinë për të hapur një debat për të trajtuar rrënjën e këtij fenomeni. Rrënjët e këtij fenomeni kanë nevojë për një reformë brenda partive politike”.