Detajet tronditëse/ Kur u ktheva kishin mbyllur derën! Shoku i Indritit tregon momentin e vrasjes

0
426

Shoku i Indrit Çelajt, 26 vjeçarit të vrarë pak ditë më parë duke punuar në Tiranë ka treguar se çfarë ndodhi atë ditë. Dëshmia e tij ndodhet në dosjen e prokurorisë për këtë ngjarje të rëndë.

“Pas rreth dy orësh, Indriti më ka thënë që të shkoja të blija cigare, një pije energjike dhe dy çokollata. Unë dola dhe jam kthyer pas rreth 15 minutash”- ka treguar ai.

Sipas tij kur është kthyer e ka gjetur derën kryesore të mbyllur dhe me persona që nuk e linin të futej brenda.

Dëshmia

I është marrë deklarim shtetasit Luan Çaka, i cili ndër të tjera ka deklasuar se: “Sot kam qenë te banesa ku ka ndodhur ngjarja dhe aty kam gjetur tre punëtorët e gipsit. Pas pak kanë ardhur edhe 2 elektricistë.  Unë së bashku me Indritin kemi punuar në katin e parë. Pas rreth dy orësh, Indriti më ka thënë që të shkoja të blija cigare, një pije energjike dhe dy çokollata. Unë dola dhe jam kthyer pas rreth 15 minutash.  Kur jam kthyer, pashë që dera kryesore e banesës ishte e mbyllur dhe aty ndodheshin të pestë punëtorët, të cilët nuk më kanë lejuar që të futem në banesë. U kam kërkuar shpjegime dhe nuk më kanë dhënë. Më pas jam larguar te makina ime. Derisa unë kam qenë në objekt, nuk ka pasur ndonjë problem”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here