Mbretëreshës së Britanisë së madhe do ti kërkohet nga qeveria të ndërpresë Parlamentin disa ditë pasi parlamentarët të kthen në detyrë, dhe disa javë përpara afatit të Brexit.
Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg tha se kjo do ti hapë rrugë një fjalimi të mbretëreshës në 14 tetor për të thënë planet e reja të qeverisë së Boris Johnson.
Por kjo do të thotë se parlamentarët britanikë nuk do të kenë kohë të kalojnë ndonjë ligj që mund të ndalojë kryeministrin për të dalë nga BE pa një marrëveshje deri në 31 tetor.
Një burim nga Nr10 thotë: është koha për qeverinë e re dhe kryeministrin e ri të vejë një plan për vendin pasi të dalim nga Bashkimi Evropian