Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me jetën e ish-policit Santiago Malko, që mbeti i vrarë në atentat një natë më parë. Mësohet se Santiago Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme.
Ai ka shërbyer si pjesë e kësaj strukture për një vit dhe më pas është përjashtuar nga radhët e bluve, për shkak të përfshirjes së shumtë në çështjet kriminale.
Gjithashtu bëhet me dije se gruaja e Malkos është pjesë e grupit “Shqiponja”.
26-vjeçari që u ekzekutua një natë më parë në makinën e tij tip “BMW X5” ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive.
Malko ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh