Vrasja e ish-efektivit Santiago Malko mbrëmjen e djeshme në afërsi të Kinostudios ka tronditur kryeqytetin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën ‘Xhanfize Keko’, ndërsa dëshmitarët kanë rrëfyer tmerrin që kanë parë në ato momente.
Sipas tyre gjithçka ka qenë si nëpër filma. 26-vjeçaeri ka ecur me shumë shpejtësi pasi e ka parë që po ndiqej. Ndërkohë, pasi është qëlluar ka humbur kontrollin.
“Viktima është qëlluar sapo ka dalë nga lavazhi. Dy persona të maskuar dhe me kapuç i prenë rrugën makinës, hapën xhamin dhe e qëlluan. Autorët ishin me një furgon tip Benz dhe qëlluan me kallashnikov”, ka thënë një dëshmitar për Rtv Ora.