Sali Berisha tha se 2 persona me kallashnikov e prisnin tek hyrja e pallatit djalin e tij, reagon për herë të parë Spartak Braho

0
295

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho reagon pas lajmit se djemtë e tij janë përfshirë në një sherr që është shoqëruar me kërcënim me armë zjarri, të cilin e publikoi fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha.

Braho e konsideron një ngjarje banale “e provokuar nga një mik i droguar dhe i armatosur i gjysh Berishës, e cila iu relatua policisë”.

“Një shpifje e zakonshme e qofte largut se unë jam takuar për sqarim me personat në fjalë. Denoncimi ndaj personit, që ka 7 vjet në kërkim për provokimin e bërë, ju bë organeve të policisë së shtetit”, thotë Braho më tej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here