Rakitiç-Emre Xhan, shkëmbimi që po surprizon orët e fundit të merkatos së verës

0
558

Barcelona mbetet padyshim një prej skuadrave më të forta në botë. Dueli me Real Betisin e konfirmoi këtë, ku katalanasit shpërthyen me 5 gola dhe shfaqen si favoritë për titullin në Spanjë dhe në Europë. Nga ana tjetër, në të njëjtat pozita si Barcelona në Spanjë qëndron Juventusi në Itali, gjithashtu me prete3ndime në Champions. Të dy klubet po insistojnë të bëjnë ende goditje në treg, madje ka një surprizë, pasi duan të bëjnë një shkëmbim famoz në ditët e fundit të kësaj merkatoje vere. Kështu, referuar mediave sportive italiane dhe spanjolle, Juventus dhe Barcelona kanë nisur bisedimet për një shkëmbim të mundshëm të mesfushorëve në këto ditë të fundit të merkatos. Katalanasit duhet të gjejnë një zgjidhje për Ivan Rakitiç, i cili këtë sezon nuk shihet si një titullar i paprekshëm nga trajneri Ernesto Valverde dhe kjo vërtetohet duke qenë se në këto dy javë të para të kampionatit kroati është aktivizuar vetëm 45 minuta në takimin e parë ndaj Bilbaos, por ndaj Betisit mbrëmjen e djeshme nuk zbriti në fushë për asnjë minutë. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe Emre Xhan nuk konsiderohet nga të preferuarit e Sarrit dhe kështu një shkëmbim mund të ishte i preferuar nga vetë aktorët kryesorë. Kështu, kur merkato ka edhe pak ditë kohë para përfundimit, klubet pritet të intensifikojnë bisedimet në vazhdim. Ndërkohë, mbrojtësi i Paris San Zhermenit, Stenli Nsoki është duke u kërkuar nga kampioni i Italisë, Juventusi, raportoi “France Football” ditën e djeshme. Krerët e Juventusit kanë nisur bisedimet me ata të Parisit për mbrojtësin 20-vjeçar, mirëpo kanë mbetur pak ditë deri në mbyllje të afatit kalimtar. Nsoki luajti në 14 ndeshje në Ligue 1 për Parisin satinorin e kaluar. Mbrojtësi ka kontratë me Parisin deri në verën e vitit 2021. Ai është pjesë e përfaqësueses U-21 të Francës. Mësohet se Juventusi është favorit për të transferuar Nsokin, por për të ka shprehur interesin edhe Nice. Vlera e Nsokit pritet të jetë në rreth 10 milionë euro. Te skuadra e parë e Parisit, Nsoki ka depërtuar verën e vitit të kaluar. Është produkt i akademisë së PSG-së. Ndërkohë, katalanasit e kanë nisur me vrull edicionin e ri, sidomos në javën e dytë, ku regjistruan një fitore të madhe e të thellë. Kështu, pas humbjes në xhiron e parë nga Bilbao, Barcelona ka arritur të gjejë rrugën e fitores në një ndeshje spektakolare ndaj Betisit. Shtatë gola u shënuan në përballjen e sotme, me Barçën që mori pikët e plota me fitoren prej 5-2. Ishin mysafirët ata që kaluan në epërsi përmes Nabil Fekirit, që shënoi në minutën e 15-të. Por, Barça u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar pesë gola në vazhdim. Dy herë shënoi Griezmani, derisa nga një gol shënuan Perez, Alba e Vidal. E golin e fundit në këtë takim e shënoi Loren i Betisit.

Adriatik BALLA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here