Mori masën dënim përjetë në një gjyq që zgjati dy minuta, apeli i shqiptarit nga burgu grek: Dua një avokat!

0
647

Një 54, i cili u kap me 16 kg hashash, u dënua me burgim të përjetshëm dhe po vuan dënimin në burgun e Xanias në Greqi.

Shaban Veizi ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin shqiptar në Athinë, Shpëtim Zinxhiria se po kalbet në burg dhe se askush ende nuk i ka siguruar një avokat.

54–vjeçari nga Konispoli përbën një rastet e rralla për drejtësinë greke dhe për indiferentizmin e shtetit shqiptar.

I dënuar më 2004 me burgim të përjetshëm nga drejtësia e vendit fqinjë për trafikimin e 16 kg hashash, një dënim i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë dhe me një gjyq që zgjati vetëm 2 minuta”.

Më 15 maj të këtij viti shqiptari kishte gjyqin ne Gjykatën e Shkallës së Lartë, por si shqiptar apo ÇAM, atij nuk i kishin dhënë avokat, kështu qe shqiptari kërkoi shtyrjen e gjyqit, i cili do të bëhet me 18 shtator të këtij viti, por edhe këtë radhe shqiptari shkon pa avokat mbrojtës.”

Nga burgu, shqiptari 54-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i kërkon shtetit shqiptar të jetë prezent në gjykimin e tij për të parë si dënohen shqiptarët, gjithashtu kërkon ndihmën e shtetit shqiptar që të ndërhyjë për të siguruar edhe një avokat mbrojtës për 54 -vjeçarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here