Kamerat e lokalit i nxjerrin blof, ja si Griseldo me njolla gjaku në dorë takoi babain dhe Ferdinand Bakallin për të sajuar historinë e vrasjes së Indrit Çelajt

0
470

Gjykata e Tiranë pati mundësi të shqyrtonte sot filmimet pranë shtëpisë së familjes Kusi, ku u vra Indrit Çelaj nga Griseldo Kusi.

Regjistrimet janë marrë nga një lokal pranë vendngjarjes. Nga filmimet shihet se autori Griseldo Lika ka njolla gjaku në dorën e tij. Pasi qëlloi në tualetin e shtëpisë Indrit Çelaj, ai është takuar me të vëllain Albanon dhe babain, Bujarin për të sajuar historinë e ngjarjes. Bashkë me ta ka qenë dhe Ferdinand Bakalli.

Ndërkohë, është thirrur Lorenc Veliaj i cili tregoi në Gjykatë se duke qenë mik i Albanos, Griseldo ka kërkuar që ai t’i bëjë nder: të marrë përsipër autorësinë e krimit.

Veliaj fshihej në njërin prej banesave të Ali Sulës, i dënuar me arrest me burg për moskallëzim të krimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here