E shpërthyen me tritol dhe vodhën bankomatin në Kavajë, policia nxjerr detajet: Ja çfarë u pa nga kamerat e sigurisë

0
346

Në komisariatin e Kavajës janë shoqëruar 10 persona lidhur me ngjarjen e ndodhur orët e para të mëngjesit, ku u grabit një bankomat.

Sakaq, mësohet se kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë automjetin me të cilin janë larguar autorët pas grabitjes.

Grabitësit kanë marrë rreth 1 milion lekë, ndërsa mësohet se kanë thyer bankomatin.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi  të  vogël lekësh.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet  për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona  për ti  marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë  të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here