Sherri për ujin e kondicionerit, zbardhet konflikti mes 26-vjeçarit që u plagos me plumb në kokë dhe 2 djemve të pronarit të vilës/ Si u munduan ta fshihnin krimin (Detaje të reja)

0
470

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Indrit Çela në një vilë në Tiranë. Sipas informacioneve që bëri publike policia, mësohet se autorë të kësaj vrasje dyshohet të jenë dy djemtë e pronarit të vilës.

Ata pas një konflikti të çastit me Çelën kanë nxjerrë armën, dhe e kanë qëlluar me një plumb në kokë. Griseldo dhe Alban Kusi, janë dy të dyshuarit për këtë vrasje, të cilët kanë kanosur dhe shokun e tyre shtetasin L.V. që të merrte përsipër krimin.

Si ndodhi ngjarja?

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se Çela, që ishte teknik kondicioneri, kishte shkruan në vilën Bujar Kusit për të rregulluan kondicionerin. Ai aty ka pasur një konflikt me djemtë e Bujarit, Albano dhe Griseldo Kusi për rrjedhjen e ujit të kondicionerit.

Më pas ata kanë nxjerrë armën dhe e kanë qëlluar, ku sot nga plumbi i marrë 26-vjeçari ka humbur jetën. I pranishëm në momentin e ngjarës ka qenë dhe shtetasi L.V. të cilit i është kërkuar të marrë përsipër këtë ngjarje. Ai u shpall në kërkim dhe u arrestua nga Policia dhe në momentin që është marrë në pyetje ka rrëfyer të gjithë ngjarjen. Po ashtu dhe babai i dy djemve ka pasur dijeni për ngjarjen, por e ka fshehur atë, prandaj Policia e ka vënë në pranga.

Policia ndërkohë ka zbardhur të gjithë këtë ngjarje, duke arrestuar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim dy vëllezërit. Po ashtu u raportuar se sot në mëngjes ka ndërruar jetë në spital, 26-vjeçari Indrit Çela, cili nuk mundi të shpëtonte dot plagëve të marra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here