613 kg kokainë fshehur mes bananeve në Durrës, merret vendimi i rëndësishëm nga Gjermania për Arbër Çekajn

0
301

Afro një vit e gjysmë pas arrestimit, drejtësia gjermane ndez dritën jeshile për ekstradimin e Arbër Cekajt në drejtim të Shqipërisë. Vendimi për lejimin e ekstradimit të pronarit të kompanisë “Arbri Garden”, është marrë 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit.

Të njëjtat burime konfirmuan se vonesa në marrjen e vendimit, lidhej me faktin se biznesmeni nën akuzë për trafikimin e sasisë rekord të 613 kilogramëve kokainë kolumbiane drejt portit të Durrësit, ka bërë kërkesa të shumta përpara autoriteteve të drejtësisë gjermane, me qëllim pengimin e ekstradimit. Njëherazi ai ka paraqitur edhe kërkesë për azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Kërkesa për azil, konfirmuan burimet për News24, nuk është shqyrtuar ende nga gjykata, çka do të thotë se nuk mund përcaktohet koha se kur mund ekstradohet biznesmeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here