Brisejda Kadria është propozimi i kryeministrit Edi Rama për kryetare e Këshillit të ri bashkiak në Shkodër.
Mirëpo, ky propozim i cili ka mbërritur në Shkodër në formën e urdhrit i përcjellë në mbledhjen e djeshme të degës së PS nga Senida Mesi ka shkaktuar debate të forta mes anëtarëve të partisë.
Kadria është refuzuar nga anëtarët, ndërsa Senida Mesi u ka komunikuar atyre urdhrin e kreut të qeverisë.
“Kush nuk voton Brisejdën do të përjashtohet nga PS”, mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar mesazhin e kryeministrit.
Sakaq, mësohet se Kadria është po ashtu kandidate që mbështetet edhe nga Tom Doshi. Ndërkaq, nuk ka informacion të detajuar për pozicionin e Brisejda Kadrias në Shkodër.
Ndërsa mbetet për t’u parë nëse ajo do të zgjidhet në krye të këshillit, pas mbështetjes së fortë që zotëron.