Dega e Partisë Socialiste në Shkodër, ka zhvilluar dje pasdite një mbledhje ku janë bërë edhe propozimet për kryetarin e këshillit.
Kjo mbledhje erdhi pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, si dhe për konsituimin e Këshillit të ri Bashkiak, i cili po bëhet ditën e sotme.
Mësohet se anëtarëve u është kërkuar që të votojnë Brisejda Kadria për kryetare të këshillit.
Dega e PS ka refuzuar, duke nisur një debat i cili ka zgjatur plot 5 orë. Ndërkohë, Senida Mesi ka deklaruar se me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet të votohet vetëm emri i Brisejda Kadrisë.
“Kush nuk voton Brisejdën do të përjashtohet nga PS”, mësohet se ka thënë Mesi.