Konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës.
Briselda Kadia nga Partia Socialiste është zgjedhur në krye të Këshillit Bashkiak të Shkodrës me 47 vota pro.
Gjatë numërimit, në kuti u gjetën edhe tre vota të pavlefshme.
Kadia tha se do të jetë e paanshme në zbatimin e detyrës së besuar nga këshilltarët.
Në procesin e konstituimit ishin të pranishëm deputetët Luan Harusha, Senida Mesi dhe Tom Doshi.
Ndërkohë që PD proteston jashtë ambienteve të universitetit ‘Luigj Gurakuqi’.Kjo e fundit ka arritur të marrë votat e anëtarëve. Ndërkaq më herët është raportuar se zgjedhja e saj në krye të këshillit është dhënë me urdhër të Ramës.