Google search engine
Home Politike “Kemi informacione se qeveria po përgatit një skenar të frikshëm për Shkodrën”,...

“Kemi informacione se qeveria po përgatit një skenar të frikshëm për Shkodrën”, Voltana Ademi plas deklaratën ‘bombë’: Është detyra jonë ta parandalojmë!

0
328

Situata në Shkodër duket e tensionuar pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryetarit të bashkisë. Sipas Voltana Ademit, në Shkodër po ndodh diçka e paprecedentë dhe PS me në krye Ramën po përgatisin një skenar të frikshëm dhe asfiksues për këtë qytet.

“Kjo qeveri uzurpatore e çdo pushteti në vend, e zhytur në krim, po kërkon të uzurpojë politikisht Shkodrën. Është e njëjta sjellje që etërit politikë e biologjikë të kompanisë së krimit “Rama”, i rezervuan Shkodrës nga 1945-a deri në 1990-ën. Shkodranët e refuzuan masivisht me 30 qershor, një 6%-ësh i marrë përmes trysnisë për vendin e punës e bukën e gojës së rrogëtarëve të shtetit, një braktisje edhe nga vetë socialistët, i treguan Edi Ramës se Shkodra vazhdon të jetë “kështjella e parë” në rikthimin e vlerave demokratike në standardet perëndimore. Ne kemi informacione se qeveria po përgatit një skenar të frikshëm, asfiksues për Shkodrën. Është detyra jonë ta parandalojmë, ta mbrojmë Shkodrën tonë përballë një sulmi barbar, të paprecedent.”, shprehet Ademi për ‘Panorama’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here