SPAK e blinduar nga të gjitha anët, ja detyrimet që kanë punonjësit e thjeshtë, të gjithë në monitorim

0
418

Struktura e Posaçme Antikorrupsion pritet të jetë model për shumë vende të rajonit dhe BE. Përveç monitorimit që do u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve, kontroll të rreptë do ketë dhe për punonjësit. Sipas ligjit, punonjësit e thjeshtë janë të detyruar të bëjnë deklarim financiar vjetor në Inspektoratin e Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave. Mosdeklarimi ose deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm. Po ashtu, janë të detyruar t’i dorëzojnë oficerit përgjegjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit deklaratën e heqjes dorë nga privatësia. Punonjësit kanë detyrimin e vazhdueshëm të përditësojnë deklaratën, sipas nevojës dhe të deklarojnë çdo konflikt interesi te kancelari, te gjyqtari apo te prokurori përkatës. Mosdorëzimi apo mospërditësimi i deklaratës apo deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm. Gjithashtu kanë detyrimin e vazhdueshëm t’i deklarojnë drejtorit apo oficerit përgjegjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme çdo kontakt me persona, të cilët i kanosin, u ofrojnë ryshfet apo para për të marrë informacion ose në këmbim të veprimeve që kanë lidhje me një hetim apo çështje të zyrës. Mosdeklarimi i këtyre

kontakteve ose deklarimi jo i plotë apo i rremë përbën shkak për pezullim të menjëhershëm

dhe shkarkim të mundshëm. Duhet të ruajnë konfidencialitetin dhe sekretin e dëshmitarëve, provave, dokumenteve dhe të çdo informacioni tjetër në lidhje me hetimet e zyrës, me përjashtim të rasteve kur këto informacione janë bërë publike në përputhje me ligjin. Shkelja e këtij detyrimi përbën shkak për pezullim të menjëhershëm dhe shkarkim të mundshëm. Punonjësit e administratës gjyqësore të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u nënshtrohen dispozitave përkatëse të ligjit “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”. Ndërsa punonjësit e administratës së prokurorisë pranë Prokurorisë së Posaçme u nënshtrohen

dispozitave përkatëse të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në

Republikën e Shqipërisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here