Kërcënoi Ramën duke i thënë se është i racës së Avni Rustemit, Ilir Meta jep mesazhin e koduar që në mëngjes: Marrëveshje që s’duhet të përsëriten! (FOTO)

0
318

Teksa ndodhet duke shijuar pushimet në mal, presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar me përshëndetjen e tij edhe këtë mëngjes.

Meta ka publikuar një foto, teksa shfaqet duke lexuar një libër, ndërsa ka dhënë edhe mesazhin e tij.

Kreu i shtetit është duke lexuar librin e Ilir Ikonomit “Esat Pashë Toptani: Njeriu, Lufta, Pushteti”.

“Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s’duhet të përsëriten”, shkruan Meta.

Kujtojmë se kohët e fundit duke iu referuar krizës së thellë politike, në deklaratat e tij për shtyp Meta ka deklaruar se ‘është politikan i racës së Avni Rustemit’, ku dora e këtij të fundit vrau Esat Pashë Toptanin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here