Ambasada Amerikane ka saktësuar rregullat që duhet të zbatojnë këngëtarët shqiptarë që duan të performojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada i sqaron artistët se ata duhet të pajisen me llojin e duhur të vizës (P3).
“A e dini se muzikantët shqiptarë mund të performojnë në Shtetet e Bashkuara? Duhet të siguroheni që të keni llojin e duhur të vizës (P3) dhe të zbatoni të gjitha rregullat – si për shembull të performoni vetëm për peticionerin tuaj”, shkruan Ambasada e SHBA.