Njihet si gjyqtarja që i ktheu pasaportën Saimir Tahirit, KPA merr vendimin për Nertina Kosovën

0
359

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Gjykatës së Apelimit të Krimeve të Rënda, Nertina Kosova.

Kujtojmë së një vit më parë KPK rikonfirmoi në detyrë gjyqtaren Kosova.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, dhe e përbërë nga Roland Ilia, dhe Olsi Komici në bazë të tri kritereve të rivlerësimit, atë të pasurisë, figurës, dhe aftësive profesionale vlerësoi se Kosova e kalon me sukses vettingun.

Nertina Kosova është gjyqtarja që i ktheu pasaportën ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pasi ka marrë konfirmimin në detyrë nga KPK, vendimi për gjyqtaren Nertina Kosova është ankimuar nga Komisioneri Publik.

Ankimimi nga Komisioneri Publik u bë pasi, sipas njoftimit, hetimi i KPK për vlerësimin e aftësisë profesionale nuk është i plotë, duke u konsideruar i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here