Google search engine
Home Aktualitet Tensione dhe përplasje deri në konfrontim fizik përpara Teatrit/ Artistja iu bën...

Tensione dhe përplasje deri në konfrontim fizik përpara Teatrit/ Artistja iu bën surprizën punonjësve të policisë

0
329

Përpara Teatrit Kombëtar situata është tensionuar, ndërsa godina vazhdon të boshatiset nga orenditë, qytetarët dhe artistët po bëjnë rezistencë të lartë për ta ndaluar këtë aksion.

Artistët, një pjesë e të cilëve në lot, janë shprehur me tone të ashpra kundër qeverisë dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj. Ata shprehen se do ta mbrojnë edhe me jetën e tyre Teatrin nëse do të duhej.

Një prej artisteve të pranishme i ka ‘përshëndetur’ forcat e shumta të policisë që janë të pranishëm përreth Teatrit  me disa vargje nga poeti Havzi Nela.

Kujtojmë se Havzi Nela u dënua me varje në litar nga regjimi komunist më 9 gusht 1988.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here