Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares. Ndahet nga jeta Fatmir Frashëri një nga ikonat e futbollit bardheblu dhe Kombëtares tonë. Frashëri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila më pas i ka marrë edhe jetën. Ndërsa para disa vitesh ka kaluar edhe një infarkt kardiak.
Frashëri, lindi më 3 prill të vitin 1941 dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Shqipërisë. Ai ka marrë disa dekorata si “Mjeshtri i Madh” apo “Mjeshtër i Merituar”. Si futbollist është shpallur 4 herë kampion me Tiranën, ndërsa si trajner 1 herë me Dinamon.