Dhjetëra agjentë policie ishin të përfshirë në operacionin, që çoi në arrestimin e 12 personave, pjesë e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.
Operacioni, i koduar “Tunnel”, erdhi pas hetimeve të Antimafias së Mesinës, për grupit që shpërndante lëndën narkotike në lagjen e njohur të Mesinës, “Mangialupi”.
Gjithashtu pjesëtarët e kësaj bande akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.
Grupi përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe italianë.
Shqiptarët e arrestuar janë, Mizafer Binaj 40 vjeç, Ajet Çepaj 50 vjeç, Rito Meçaj57 vjeç dhe Ernard Hoxha 35 vjeç.