Ditët e fundit u përhap lajmi se sopranoja e famshme, Inva Mula, është ndarë nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Ethem Ramadani.
Megjithatë, një lajm i tillë duket se nuk paska qenë aspak i vërtetë dhe këtë e konfirmoi vetë Inva Mula në emisionin “I Ftuari”.
Sopranoja foli për MIK Festival, karrierën e saj, e ndërsa në fund u pyet nga gazetari edhe për lajmin e “ndarjes” nga bashkëshorti, të cilin e mohoi kategorikisht.
“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajmi për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikon. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, tha Inva Mula.
Inva Mula, gjithashtu tregoi edhe si e mësoi lajmin për ndarjen e saj.
“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë e mi, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”,
Pse ky lajm për Inva Mulën? “Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri. Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di. Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”, u shpreh Inva Mula.