Google search engine
Home Politike Arben Malaj zbardh arsyet e shkarkimit dhe tregon aferat e Gent Sejkos:...

Arben Malaj zbardh arsyet e shkarkimit dhe tregon aferat e Gent Sejkos: Kreditë e këqija shkuan në 50 për qind, BSH e kapur nga bankierët miliarderë

0
425

Arben Malaj ka zbardhur dje arsyet se përse po kërkohet shkarkimi i tij. PS ka dorëzuar dje në Kuvend nismë për ta shkarkuar nga posti i anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në BSH. Por përmes një statusi në rrjetin social, Arben Malaj ka deklaruar se gjithçka bëhet për hakmarrje, pasi ai ka qenë tepër kritik ndaj skandaleve të Bankës së Shqipërisë. Ai ka paralajmëruar se do të zbardhë të gjitha debatet që kanë ndodhur në Këshillin Mbikëqyrës dhe se si Gent Sejko është kapur nga bankierë miliarderë. Sipas Malaj, Banka e Shqipërisë ka çuar kreditë e këqija 50 për qind të totalit të gjithë kredive. Ai ka kërkuar gjithashtu ballafaqim parlamentar për nismën që është ndërmarrë kundër tij. “Në respekt të institucionit të Bankës së Shqipërisë nuk do të bëj asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucionale. Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë që nga vetingu për “bankierët miliarderë” të cilët çuan kreditë jo performuese të vendit deri në 50 për qind të totalit, më lartë se në çdo vend tjetër dhe debatet për këtë në Bord janë të gjithë të dokumentuara në proces verbalet e mbledhjeve të Bordit”, u shpreh Malaj.

Arsyet e shkarkimit

Më tej Arben Malaj ka zbuluar edhe arsyet e shkarkimit. Ai e konsideron shkarkimin e tij si një veprim të pastër politik, duke shtuar se nga institucionet ndërkombëtare nuk ka pasur asnjë shqetësim për shkelje etike, siç ka argumentuar PS. Malaj tha se pas Turqisë, edhe Shqipëria po tenton të shkarkoj një anëtar të Bordit të BSH. “Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të rast i dytë që mazhoranca e gjithë pushtetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore, vetëm profesionalisht më trishton. Veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializohet me cenim të reputacionit apo eficencës së Bankës së Shqipërisë gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare nuk konstatohen të tilla, por edhe në 7 mbledhjet e Bordit gjatë vitit 2019, pas mandatit të ri,( mandati i parë ishte zëvendësues rreth dy vite) nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje për shkelje etike. Mbledhja e fundit ishte në 3 Korrik 2019”, u shpreh Arben Malaj.

Ndëshkim penal

Më tej Arben Malaj ka paralajmëruar edhe procedim penal për të gjithë deputetët që kanë firmosur shkarkimin e tij, duke shtuar se ata po abuzojnë me statusin e deputetit. Malaj deklaroi se ai do të jetë gjithmonë pro fjalës së lirë për ti shërbyer sa më mirë vendit. “Sfide e integritetit dhe profesionalizmit e kam përherë të fituar edhe gjyqin e ri partizan e kam të fituar moralisht, do ta fitoj edhe në rrugë gjyqësore. Po pagat dhe penalitete 7 vjeçare kush do ti paguaj 28 deputetët apo taksapaguesit shqiptarë? Ky është thelbi i shqetësimit profesional. Padia do të jetë individuale për çdo abuzues me statusin e deputetit që tenton të cenoj integritetin tim njerëzor dhe profesional, i këshilloj të kërkojnë asistence juridike përpara se të shpifin. E fundit por më e rëndësishme kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim”, u shpreh Arben Malaj.

Elisjeda Kiko

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here