Shpërthimi i fuqishëm në Bllok që tronditi Tiranën/ Pronari i argjendarisë me të shoqen në gjendje të rëndë, kush është çifti (Foto+Emrat)

0
621

Bashkëshortët Sokol dhe Alma Pirra kanë mbetur të plagosur rëndë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi sot Tiranën. Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta pranë policisë si dhe nga QSUT-ja. Ata janë pronarë të argjendarisë në zonën e Bllokut, pak metra larg secilës ndodhi shpërthimi i fuqishëm. Po kështu të plagosur kanë mbetur edhe dy të rinj, por në gjendje të mirë shëndetësore. Përkatësisht Eneda Nura 18 vjeç dhe Ardanoel Serani 23 vjeç.

Pranë Djegie-Plastikës po marrin mjekim çifti Pirra. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen tek Spitali i Traumës.

Njoftimi i QSUT-së për dy të plagosurit Alma dhe Sokol Pirra:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 në Shërbimin e Djegie-Plastikës kanë ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në të gjithë trupin, pacientët me inicialet S.P, 52-vjeç dhe A.P, 43-vjeçe. Gjendja e tyre shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit të Djegie Plastikës, paraqitet e rënduar si pasojë e djegieve të rënda në të gjithë sipërfaqen e trupit.

Stafi mjekësor i QSUT është në gatishmëri të plotë për tu kujdesur për këta pacientë, duke zbatuar të gjitha protokollet mjekësore dhe duke i mbajtur në monitorim të vazhdueshëm në reanianimacionin e shërbimit të Djegie Plastikës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here