“Unë do jap dorëheqjen nëse në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhje”. Kështu shprehej pak ditë para 30 qershorit deputeti Lefter Maliqi, ndërsa tashmë që zgjedhjet u mbajtën dhe ai nuk e ka lënë mandatin, moderatorja Eni Vasili ia solli në kujtesë deklartën e dy javëve më parë. I zënë ngushtë nga pyetja, Maliqi u shmang duke thënë se ai nuk e la mandatin ngaqë Meta nxori një dekret të ri për zgjedhjet. PJESË NGA BISEDA: Vasili: Zoti Maliqi, ju deklaruat se nëse në 30 qershor bëhen zgjedhje do jepnit dorëheqjen? Maliqi: E prisja këtë pyetje. Nuk ka asgjë për të qeshur. Vasili: Për ju, po Maliqi: Unë kam thënë që në 30 qershor nëse presidenti nuk do nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve nuk do kishte fuqi Basha dhe askush të ndalonte konfkliktin civil. Vasili: Përgjigjuni pyetjes që ju bëra. Maliqi: Po patjetër, e para konfliktin e shmangu presidenti dhe e dyta nuk ja ja plotësoj këtë dëshirë kryeministrit më arrogant. Vasili: Po ju nuk ju tha Rama, e thatë vete. Maliqi: Do ta bëj këtë vetëm kur të bëhen zgjedhjet dhe të fitoj Beratin 4 me 3. Unë do ta kisha dhënë dorëheqjen nëse presidenti nuk do kishte nxjerr dekretin. Në fund të emisionit gjakrat janë ndezur sërish. Drejtuesja e emisionit e futi sërish në linjë Maliqin i cili i tha se ajo po e drejtonte keq emisionin duke i kujtuar një detyrë që ajo ka marrë së fundmi në administratë. “Ti po e drejton keq emisionin. Ta gëzosh detyrën që të ka dhënë Edi Rama” – tha Maliqi, ndërsa Vasili iu përgjigj: “Po na jep dhe mend tani. Hajd mirupafshim!” – tha gazetarja duke e mbyllur lidhjen direkte me deputetin. Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur së fundmi nga parlamenti me propozim të qeverisë si anëtare e Këshillit të Statistikave si përfaqësuese e medias.