Google search engine
Home Sociale “Jam rrah me zinxhirë dhe litarë deri sa ai ka bërë qefin...

“Jam rrah me zinxhirë dhe litarë deri sa ai ka bërë qefin e vet”/ Abuzoi seksualisht me vajzën e vet për tre vite rresht, ja çfarë i ndodh babait monstër (Video)

0
621

Në emisionin “Fiks Fare” mbrëmjen e djeshme është transmetuar një ngjarje e rëndë. Një rast incesti brenda një familjeje shqiptare ka shokuar opinionin publik.

Babai ka abuzuar sistematikisht me vajzën e tij për vite me radhë e për të mos mjaftuar vetëm kjo, babai e dhunonte vajzën që ajo të mos tregonte.

Vetë vajza e dhunuar tregon në “Fiks Fare” tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, por në momentin e abuzimit të parë ka qenë vetëm 15 vjeçe.

18 vjeçarja me anë të rrjeteve sociale u vu në kontakt me emisionin “Fiks Fare”.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje.

“Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodh këtu unë do të mbys në liqen”, ka treguar 18-vjeçarja.

Por abuzimi vazhdoi edhe pasi familja u kthye në Shqipëri. Më pas familja vendos të fejojë vajzën me mblesëri për të mbuluar turpin dhe për të mbyllur gojët e njerëzve.

Vajza tregon se i fejuari i kishte dhënë një celular, në mënyrë që të regjistronte të atin, pasi nuk kishte prova. Më tej ajo shton se nëna nuk e kishte besuar, kur ia kishte treguar historinë. Ndër të tjera ajo tregon se babai do ta çonte për ta qepur, për të pasur nderin e pastër.

Së fundmi është bërë e ditur babai monstër, 48-vjeçar është arrestuar nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Kurbin.

Të ditura bëhen edhe inicialet  e tij. Ato janë Sh.I. Mbi 48-vjeçarin rëndon vepra penale të “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini ose nën kujdestari’’, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

Në rrëfimin e saj, ajo tregoi edhe se e ka denoncuar në polici babain e saj, por një nga policët në komisariat ishte shoku i babait të saj. Në këtë mënyrë babai i saj e kishte marrë vesh për denoncimin dhe e kishin detyruar vajzën që të tërhiqte kallëzimin në polici.

Babai e dhunon seksualisht, nëna s’i beson ” Ça u bë u bë”

Vajza e abuzuar nga i ati e tmerruar nga ajo që i ndodhte asaj merr guximin edhe pse e dhunuar edhe fizikisht t’i tregojë nënës së vetë të vërtetën e hidhur.

Madje ajo vendos që të ballafaqohen të tre. Por këtu ajo merr goditjen fatale, pasi nëna e saj nuk i beson. I ati para të shoqes mohon abuzimet, por kur 18 vjeçarja vendos regjistrimet që ka bërë, babai kërkon që historia të mbyllet me aq dhe që nuk ka për të ndodhur më.

Të njëjtin qëndrim mban edhe e ëma duke u shprehur se ajo që ka ndodhur nuk do të ndodh më. Ajo e detyron vajzën të fshijë të gjitha regjistrimet që ka në telefon dhe që kjo histori incesti të mbyllej brenda mureve të shtëpisë.

Zgjidhje për gjithçka ajo mendon martesën e të bijës dhe largimin e saj nga shtëpia e kështu çdo një do merrte fund, por kurrë nuk u pa në video që kjo nënë te mendonte se çfarë ka hequr për 3 vite me radhë ” princesha” e tyre, që abuzohej sistematikisht nga i ati i saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here