Pushtave shqiptarë duket epo u ngushtohet rrethi. SPAK është shumë afër, ndërsa shefja e ONM, Genoveva Calavera e bëri shumë të qartë të enjten se kërkon arrestime dhe sekuestrime të pasurive kriminale. Por shumë zyrtarë të lartë në vend i kanë nxjerr jashtë shtetit paratë. Një emër mjaft i njohur ka si destinacion Londrën, ku ka fshehur rreth 80 milionë euro. Gazeta e ka raportuar dhe më herët një gjë të tillë, por ditë e fundit po jepen sinjale se laku po ngushtohet për ata që kanë fshehur milionat në Londër. Gjatë qëndrimit në Poznan të Polonisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim zyrtar me Ben Ëallace, ministër Shteti për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik, në Mbretërinë e Bashkuar. Biseda u përqendrua në bilancin e bashkëpunimit dypalësh si dhe në perspektivën e zhvillimit të tij. Sipas MB, në fokus ka qenë përmirësimi i marrëdhënieve në aspektin e trajnimit dhe kualifikimit për pastrimin e parave. Pak kohë më parë ka pasur vizita në Tiranë nga ekspertë britanikë, të cilët po asistojnë në pastrimin e parave. Londra është kthyer në një qendër pastrimi parash si për krimin e organizuar shqiptar, ashtu dhe për politikan të ndryshëm. Por sinjalet janë se sapo të ngrihet SPAK, Londra do sjellë dosjet me gjithë të dhënat dhe të gjithë do japin llogari. Pak kohë më parë mbërriti në Tiranë një delegacion britanik, me dy qëllime: Dhënien e asistencës për goditjen krimit të organizuar dhe sekuestrimin e parave të pista. Delegacioni drejtohet nga Sekretari i Përhershëm i ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar Philip Rutnam, i cili shoqërohej nga Frances Collier Drejtor i Drejtorisë për Evropën, në Departamentin e Krimit të Organizuar, si dhe Sarah McAveety Koordinator Rajonal për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda. Delegacioni u takua me kreun e Policisë Ardi Veliu dhe me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ndërsa do ketë takime me zyrtarë të prokurorisë, Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe institucione të tjera ligjzbatuese. Sipas burimeve, britanikët do të japin asistencë logjistike, teknike dhe po ashtu do të dorëzojnë informacione mbi grupe të caktuar kriminale dhe paratë e fshehura në Londër. Dje në takimin me Gjonajn ata kanë kërkuar ngritjen sa më shpejt të SPAK dhe Byrosë së Hetimit, duke dhënë sinjal se kërkojnë të nisë lufta antikorrupsion. Pak ditë më parë ishin gjermanët që bënë disa vizita të fshehta dhe u arrestua grupi me 34 persona. Por me mbërritjen e britanikëve pritet të ketë goditje të tjera dhe sërish ka pushtetarë të lartë të rrezikuar. Gjatë kohës që Fatmir Xhafaj ishte ministër, ai gjatë një vizite ne Britani ra dakord që të firmoset një pakt për pastrimin e parave. Me mbërritjen e delegacionit ditët e fundit, pritet që marrëveshja të zyrtarizohet.