Pas thashethemeve se Jonida Maliqi është në lidhje me aktorin Romeo Veshaj, duket se tani s’ka më dyshime.Edhe pse kurdoherë e rezervuar, Jonida Maliqi duket se me Romeon po tejkalon vetveten pasi pak më parë postoi foton me të Instagram! “Sirena Maliqi” shkruajti Jonida pranë fotos ku shfaqet e trukuar si sirenë, ndërsa pas saj duket Romeo i cili ka zgjatur dorën të kapë telefonin dhe pas në sfond, Donaldi. Jonida u uron suksese djemve si edhe Bora Zemanit për emisionin e ri. Jo vetëm kaq, por zyrtarizimi erdhi edhe nga Romeo, i cili komentoi: “Yll i bukur”! Është marrëdhënia dashurore e parë publike e këngëtares, e cila ka parapëlqyer ta mbajë gjithmonë super të rezervuar jetën personale. Maliqi u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë në 2017-ën, pas 17 vitesh me të. Nga martesa me biznesmenin Jonida Maliqi ka një djalë 8 vjeç.
