Kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj, tha opozita bëri gabim që dogji mandatet e deputetit. Ai mendon se sa i përket krizës politike, një zgjidhje e mirë për shqiptarët do të vijë, duke qenë se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka shprehur qëndrimin e saj.
“Unë nuk e kam thënë se është një gafë, por e kam thënë se është gabim. Në komunikimet e mia me kryetarin është se ka edhe rrugë të tjera. Nuk kishte kuptim që të dilnim nga parlamentin dhe më pas do të hynim të gjithë me popullin në parlament. Unë nuk jam për këtë. A ka ikë koha e krahasimit me Berishës. Dje shqiptarët i besuam PD-së me mosdaljen e tyre në votime. Unë kam marrë 21 200 vota dhe kundërshtari im ka marrë 17 mijë vota , ndërsa ai ka marrë 13 mijë vota.” tha Frokaj “A Shoë” në News 24.








































