Djegia e KZAZ-së me molotov, Tom Doshi merr vendimin e rëndësishëm dhe jep paralajmërimin e fortë: Do të vijnë me avion prej Sllovenie…

0
373

Tom Doshi ka shkuar mbrëmjen e sotme në shkollën profesionale të Bushatit, aty ku disa persona i vunë zjarrin me molotovë materialet zgjedhore. 

Në një deklaratë për mediat, Doshi ka thënë se materialet e dëmtuara do të zëvendësohen dhe se për këtë ai kishte folur vet me KQZ, duke bërë të ditur se materialet e reja do të vijnë me avion nga Sllovenia të shtunën dhe qytetarët e Vaut të Dejës do të votojnë. 

Ndërkohë, për ata që kanë hedhur molotovin brenda shkollës, Tom Doshi tha se ata do të marrin ndëshkimin e merituar nga ligji.

Tom Doshi tha:

“Materialet zgjedhore do të zëvendësohen. U lidha me KQZ do të vijnë me avion prej Sllovenie dhe ditën e shtunë janë materialet këtu. Populli nuk do të ketë asnjë shqetësim, ata që kanë kryer këtë akt do të japin llogari para ligjit. Ky është një akt i shëmtuar. Këto gjëra ndodhin në Afganistan, jo në bashkinë e Vaut të Dejës apo në Shkodër. Për ne është pozitive që e pamë se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Do marrin masa që edhe kjo qendër të jetë e mbrojtur. Shkaktarët që kanë kryer këtë sulm do të mbajnë përgjegjësi penale”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here