Grabitja e bujshme në Rinas/ Prokuroria nis hetimin pasuror për 6 të arrestuarit, verifikim edhe…

0
378

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror për të arrestuarit e grabitjes së 9 prillit.

Pas veprimeve të para hetimore për zbardhjen e ngjarjes tashmë ka nisur verifikimi i pasurive të personave të dyshuar si autorë, por edhe familjarëve të tyre për të parë nëse arrijnë t’i justifikojnë ato me mjete të ligjshme ligjore.

Ngjarja ka ndodhur në 9 prill të 2019-ës, kur në orët e pasdites, 4 persona të maskuar hynë në Aeroportin e Rinasit me një furgon të modifikuar dhe grabitën rreth 6 milionë euro.

Në largim, pas përplasjes me policinë u vra një prej grabitësve, Admir Murataj, ndërsa në kërkim janë shpallur disa persona, ndër ta edhe Klement Calën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here