Java e monedhave të huaja në tregun e këmbimit valutor ka nisur me një zhvlerësim të ndjeshëm. Euro ka humbur sërish pikë këtë të hënë duke u këmbyer me 122 lekë. Edhe Paundi Britanik ka pësuar rënie duke kapur nivelin e 138.5 lekëve, njofton Scan.tv.
Dollari Amerikan ka zbritur në vlerën e 108.8 lekëve duke shënuar një zbritje prej 0.5 pikësh. Franga Zvicerane është dobësuar ndjeshëm kundrejt monedhës vendase duke kapur vlerën e 108.4 lekëve. Ndërsa Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot përkatësisht me 80.8 lekë dhe 75.3 lekë duke shënuar rritje të vlerës së tyre.