Amerikanët në vitin 1946 nisën luftën me Enver Hoxhën. Deri në nëntor të 1946 ata kishin diplomatët e tyre në Tiranë, por pas instalimit të regjimit komunist, situata ndryshoi. Në nëntor ata ua larguan, pasi Hoxha vazhdimisht po bënte presione që të iknin. Në disa dokumente të deklasifikuara nga DASH, tregohet se si për SHBA, Hoxha ishte kthyer në një njeri mizor. Ndërkohë, Hoxha e mbante të fshehtë largimin e amerikanëve.
Uashington, 14 nëntor 1946
Ish-përfaqësuesi në Shqipëri (Jacobs) për kreun e çështjeve evropiane: Për arsyet e mëposhtme besojmë se Shtetet e Bashkuara duhet të kundërshtojnë pranimin e Shqipërisë në OKB kur çështja të ngrihet për t’u marrë në konsideratë para Këshillit të Sigurimit sipas rekomandimit të Asamblesë së Përgjithshme më 11 nëntor 1946:
1. SHBA ka kundërshtuar pranimin e Shqipërisë në OKB gjatë aplikimit të kësaj të fundit në gusht, për arsye se regjimi që kontrollon vendin nuk ka arritur detyrimet e tij ndërkombëtare duke refuzuar të njohë traktatet që ekzistonin mes Shqipërisë dhe SHBA para pushtimit të tij nga Italia fashiste në 8 prill 1939. Gjithsesi SHBA ishte e përgatitur, siç u propozua në Këshillin e Sigurimit më 28 gusht 1946, të pranonte Shqipërinë sipas rregullit të universalitetit.
2. Por që prej rastit të sipërpërmendur Shqipëria ka refuzuar të njohë traktatet e përmendura në një letër të dërguar nga kryeministri Hoxha më 13 gusht 1946 për misionin amerikan në Tiranë (edhe pse pranoi të njihte traktatet multilaterale) dhe si rezultat i këtij refuzimi dhe arsyeve të tjera, SHBA tashmë ka tërhequr misionin e tij nga Shqipëria.
3. Tërheqja e misionit konsiderohet si një prishje e marrëdhënieve, e mjaftueshme jo vetëm për të vijuar politikën e kundërshtimit të pranimit të Shqipërisë, por dhe për tërheqjen e ofertës sonë për lejimin e saj sipas rregullit të universalitetit.
4. Sekretari i shtetit ka treguar vullnetin për të mos njohur regjimin në Shqipëri për momentin aktual, edhe nëse ata pranojnë të njohin të gjitha traktatet dypalëshe ose shumëpalëshe mes dy vendeve. Kjo pasi nëse ne do të pranonim tani që Shqipëria të pranohej në OKB dhe ata do të pranonin vlefshmërinë e traktateve do të ishte shumë e vështirë për SHBA refuzimin e njohjes së regjimit dhe këmbimin e përfaqësuesve diplomatikë.
5. Përveç arsyeve të mësipërme, armiqësia e regjimit gjatë fushatës kundër misionit tonë në Shqipëri dhe akuzat e rreme kundër zotit Harry T. Fultz mes të cilave dhe ato për trajtim barbar të shqiptarëve, janë prova të bollshme për karakterin e mizor dhe të paskrupullt të regjimit, të cilat sinjalizojnë se nuk është i denjë për anëtarësi në OKB.
6. Dhe së fundmi, tani që misioni ynë është tërhequr, mund të përdorim të tjera argumente kundër pranimit të Shqipërisë dhe pranimit të fakteve si fushata e terrorit kundër çdo forme të opozicionit që hedh poshtë përshkrimin e regjimit si “demokratik” . Gjithashtu mobilizimi i fuqisë ushtarake në një kohë kur OKB është e gjitha e angazhuar për marrëveshjet e paqes dhe të sigurisë, ka kompromentuar statusin e Shqipërisë si vend i pavarur, duke lejuar që vendi të mbushet me këshilltarë jugosllavë dhe sovjetikë.
Caserta, 17 nëntor 1946
Përfaqësuesi në Shqipëri (Henderson) për sekretarin e shtetit: Duke menduar në retrospektivë, disa nga aludimet e maskuara të Hoxhës për misionin tonë dhe anëtarët e tij në fjalimet e tetorit, tashmë marrin një domethënie të re:
(a) Në fjalimin para frontit 7 tetor, Hoxha u mundua shumë të evidentonte detyrat specifike për të cilat misioni amerikan u dërgua në Shqipëri;
(b) në fjalimin para të rinjve më 16 tetor, ai e vazhdoi këtë temë duke bërë haptazi pyetjen se çfarë po bën akoma misioni amerikan në Shqipëri, pasi funksioni i tij legjitim ishte kompletuar disa muaj më parë; në përgjigjen e tij për njoftimin e tërheqjes së misionit, ai iu referua disa herë mungesës së dashamirësisë së disa anëtarëve të misionit dhe bëri dallimin mes popullit të madh amerikan nga njëra anë dhe Departamentit të Shtetit dhe disa anëtarëve të tij nga ana tjetër. Këto lëvizje nga Hoxha janë të pashpjegueshme bazuar në faktet e vërteta apo aktivitetet ligjitime të misionit.
(c) Vetë sekretari i zyrës së Jashtme pranoi se nuk e dinte kuptimin e deklaratave të Hoxhës në kongresin e të rinjve, prandaj mund të merret me mend se Hoxha duke vazhduar përshkallëzimin e tij ka nisur përgatitjen e terrenit për një gjyq sabotatorët të rremë, të cilat ai e ka përgatitur paraprakisht për t’i dhënë përgjigje dramatike pyetjeve apo nënkuptimeve të tij. Departamenti duhet të kujtojë për këtë raportimin tim për disa përgatitje gjyqi, siç ishin torturimi i pesë shqiptarëve që kishte nisur prej 23 tetorit.
Qëllimet përfundimtare të një gjyqi të tillë mund të përmblidhen si më poshtë:
(a) të diskreditohet roli i SHBA-Britanisë në agjencinë Aleate UNRRA me akuza fantastike si ato për sabotimin e punës në liqenin e Maliqit;
(b) të justifikohet largimi i misionit të SHBA;
(c) të diskreditohet Fultz dhe miqtë e tij të shumtë në Shqipëri (duke përfshirë dhe ata me poste të larta në qeverinë shqiptare);
(d) të “shpjegohet” dështimi i qeverisë shqiptare në projektin e promovuar me zhurmë për tharjen e liqenit të Maliqit deri në 28 nëntor.
Me sa duket vendimi për tërheqjen e misionit të SHBA e ka gjetur Hoxhën vetëm me gjysmën e skenës të përgatitur, prandaj ai po e mban sa më të fshehtë që mundet lajmin e largimit të amerikanëve. 2 ditë pas njoftimit të largimit tonë ai ka nisur gjyqin dhe ka prezantuar një version të ndryshuar të largimit të misionit, ndërsa pas gjyqit po tenton të njollosë misionin e SHBA dhe Fultz. Këto fakte çojnë në këtë konkluzion: (a) Lajmi i tërheqjes së misionit të SHBA është mbajtur i fshehtë për 4 ditë në Shqipëri, pra që prej njoftimit për shtyp të Departamentit më 8 nëntor, një referencë kalimtare është bërë për ngjarjen në gazetën Bashkimi më 10 nëntor, ndërsa teksti i letrës së Hoxhës për mua nuk u publikua deri katër ditë më vonë (ndërsa teksti iletrrës time të 5 nëntorit sigurisht nuk u publikua kurrë). Gjyqi i sabotatorëve është bërë kundër Fultz i cili supozohet t’i ketë kaluar shuma të mëdha në flori sabotatorëve me anë të Uooduard i agjencisë aleate UNRRA si deh direkt te një prej të akuzuarve. Departamenti duhet të kujtojë që shqiptaret e dinë se misioni i SHBA nuk lejohej të shiste flori te banka shqiptare që prej gushtit. Me poshtë janë faktet me të cilat po akuzohen të njohurit e Fultz.
(1) Abdyl Sharra, kryeinxhinier i projektit, diplomuar në shkollën teknike. E kam takuar dy herë që prej kthimit të Fultz në Shqipëri, një herë në verën e 1945, kam biseduar për rreth 5 minuta të dyja herët.
(2) (i panjohur) Vasil Mano, inxhinier në stafin e Sharra, akuzohet si një nga tre konspiratorët kryesorë bashkë me Sharra gruan e Manos, ky ishte një emër që Fultz e dëgjoi për herë të parë në sallën e gjyqit.
(3) (e panjohur) Zyrika Mano, gruaja e Vasil, emër i panjohur për Fultz deri ditën e gjyqit.
(4) (i njohur) Kujtim Beqiri, inxhinier i shkollës teknike, e kam takuar dy herë, të parën në maj 194 dhe më pas në vjeshtë 1945 në ceremoninë e një ure, ku kam bërë biseda të shkurtra.
(5) (i njohur) Pandeli Zografi, teknik i shkollës teknike, nuk e kam takuar që prej kthimit të Fultz në Shqipëri. Luan rol të vogël në gjyq.
(6) (i panjohur) të tjerë dëshmitarë dhe të akuzuar të gjyqit nuk njihen nga Fultz, duke përfshirë dy itlaianë si dhe Aleks Vasili, shqiptar.
Takimi i parë rastësor i Fultz me Sharra e Beqiri ndodhi disa muaj para nisjes së projektit të Maliqit dhe ata nuk kishin asnjë lidhje me të. Fultz nuk e dinte që Sharra ishte drejtori i projektit deri e kuptoi këtë gjatë gjyqit. Qeveria shqiptare që prej një viti ka nxitur njerëzit të mos kishin të bënin me misionin amerikan, ndërsa prej fillimit të këtij viti kjo politikë është imponuar deri në pikën e terrorizimit. Bazuar në eksperiencën e këtij viti, Misioni mund të thotë me siguri se metoda torture janë përdorur nga regjimi i Hoxhës për të përfituar informacione apo dëshmi të rreme. Këtu përfshihen prerje e mishit dhe hedhje e kripës, pasi viktimat kanë dëshmuar plagë të tilla, rrymë elektrike nga dhëmbët e prishur apo nga kocka prapa veshit, rahje dhe ngulje e kunjave në thua, zhytje e zgjatur në ujë deri në qafë, si dhe përgatitje për ekzekutim dhe në fund të shtëna me plumba manovër. Në lidhje me gjyqin aktual, metodat e mësipërme janë aq të njohura për të burgosurit sa që thjesht prej terrorit të tyre ata kanë bërë deklarata të rreme me premtimin e nuk do të pësojnë torturat; (2) një fotografi e të akuzuarit Sharra gjatë gjyqit e tregon atë të dobësuar kockë e lëkurë, si provë e torturave dhe presionit. Në një tjetër aspekt të çështjes theksojmë se Kujtim Beqiri si dëshmitar mohoi se ka marrë flori nga Fultz apo kushdo tjetër si deh mohoi të ketë marrë udhëzime për të vonuar punimet e projektit. Mohimi i Beqirit nuk u dëgjua vetëm në sallën e gjyqit por dhe në publik nga qendrat e zërit që transmetonin direkt në rrugë. Zyrtarët qeveritarë të gazetës Bashkimi, nga ana tjetër botuan një dëshmi të rreme ku thuhej se ai ka marrë 250 shufra ari një herë, deh 200 një herë tjetër.