Google search engine
Home Aktualitet “Sulmi” ndaj shtëpisë së ambasadorit të OSBE-së, kush është studentja që u...

“Sulmi” ndaj shtëpisë së ambasadorit të OSBE-së, kush është studentja që u shoqërua nga policia mbrëmjen e djeshme (FOTO)

0
436

Ditën e djeshme është shoqëruar në polici studentja Ana Hazizaj, e cila shkroi me bojë të zezë parullën “Boschardt, “Turp të të vijë” në banesën ku jeton ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Studentja, e cila angazhohet në strukturat e të rinjve të LSI-së, bashkë me të rinj të tjerë  shkruan para dy ditësh poshtë banesës së ambasadorit dhe shkruan parrullën, si shenjë revolte ndaj deklaratave të tij për dhunën e ushtruar në protestën e opozitës.

E gjithë qeveria, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, e cilësuan këtë akt si një kërcënim ndaj ambasadorit të OSBE-së.

Për këto akuza PD u shpreh se është e dënueshme çdo përpjekje propagandistike e qeverisë për ta kundërvënë Partinë Demokratike me partnerët tanë, si në rastin e mbishkrimeve në banesën e ambasadorit të OSBE-së.   

“Ne i kërkojmë prokurorisë të zbulojë kush janë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i vërë ata përpara përgjegjësisë”, theksoi PD, duke mos e marrë përsipër aktin e të rinjve që angazhoheshin në strukturat e tyre.

Pas protestës së katërt kombëtare që u zhvilluar nga opozita më 11 maj, gjatë së cilës ndaj Kryeministrisë dhe Kuvendit u hodhën edhe bomba molotov, ndërkombëtarët reaguan ashpër. Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt tha se organizatorët e protestës duhet të mbanin përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here