Qeveria e vendosur për të luftuar pastrimin e parave, në sitë zyrat e konsulencës, sekserët, ndërmjetësit dhe shërbimet elektronike

0
335

Qeveria është e vendosur për të luftuar me zero tolerancë pastrimin e parave në të gjitha drejtimet. Kështu, gama e subjekteve me risk të lartë për pastrim parash do të zgjerohet me një listë të gjatë profesionesh, subjektesh që ofrojnë shërbime ndërmjetësimi, konsulence, investimi, deri ata të specializuar në shërbimet virtuale. Gazeta ka zbardhur draftin me disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i cili tashmë ka hyrë në fazën e konsultimit me institucionet e palët e interesit. Por ajo që bie në sy është zgjerimi i aktiviteteve që do konsiderohen nga autoritetet me risk të lartë, ndërkohë që aktualisht kufizohet te institucionet financiare, noterët, ndërtuesit apo zyrat e regjistrimit të pasurive.

Lista e subjekteve të reja fillon me fondet e investimeve, shoqëritë apo bashkimi i aseteve të sipërmarrjeve të investimeve kolektive, si edhe shoqëritë administruese të tyre; për të vijuar me organizimet ligjore, duke synuar ato të bëjnë të ditur statusin e tyre tek subjektet raportuese kur të vendosin një marrëdhënie biznesi apo të kryejnë një transaksion mbi kufirin. Po ashtu, referuar draftit në sitë do kalojë çdo person fizik ose juridik, të cilët merren me ofrimin shërbimeve të mjeteve virtuale, si dhe ata që veprojnë si agjent formimi i personave juridikë, që veprojnë duke caktuar dikë tjetër si drejtor ose sekretar i një personi juridik, pjesëtar e një ortakërie, apo një pozitë të ngjashme në lidhje me persona të tjerë juridikë. Ndërkohë nga ana tjetër, me risk të lartë do të konsiderohen edhe subjektet që veprojnë duke siguruar një zyrë të regjistruar, akomodim ose adresë për biznesin, adresë zyrtare ose me korrespondence për një kompani, partneritet, person juridik apo organizime ligjore; por edhe kur caktojnë dikë tjetër të veprojë si i besuar i një organizimi ligjor të shprehur ose kryerja e funksionit ekuivalent për një formë tjetër organizimi ligjor. Dy ditë, ishte ministrja së Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila u takua me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku, të cilës i ka dhënë të gjitha rekomandimet e ngritura nga Këshilli i Ministrave për vitin 2019. Në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme, si prioritet është renditur edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta ndaj pastrimit të parave dhe personave të përfshirë në këtë aktivitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here