Kryetar i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare, Kol Nikolla ka reaguar pas publikimit të videos ku ishte përfshirë në një sherr me grushta në një studio televizive me Fiqeri Xibrin kryetarin e sindikatës së minatorëve.
‘Skupi mediatik realiteti ekonomik dhe një falenderim për publicitetin’, shkruan Nikolla.
Sindikalisti shprehet se ai incident ka ndodhur gjatë një regjistrimi emisioni dhe është publikuar edhe disa muaj më parë, por sipas tij, u hodh sërish në treg si një scoop televiziv.
Sipas Nikollës, publikimi i videos vjen pas realizmit të një dokumentari ku në emrin e tij dhe Konfederatës së Sindikatës ishte abuzuar duke i faturuar faje e prona që nuk i lidh asgjë me ata.
‘Keqardhje që ky scoop mediatik doli në median e themeluar nga një njeri me vizion si Dritan Hoxha, por që sot udhehiqet nga ai që eshte njësh për të qenë dysh, Ben Blushi, që s’mësoi të ecë vetëm, e që këtë gjigand mediatik rrezikon ta kthejë si krijesën e tij LIBRA-n.
Ky dështak i lindur që shqiptarët e ndëshkuan me votë në 2017 TOP-in po e kthen në një pistoletë të ndryshkyr që e shkrep për llogari të atyre që i hedhin ndonjë kocke’, shkruan mes të tjerash Nikolla.
Postimi i plotë:
Skupi mediatik realiteti ekonomik dhe nje falenderim per publicitetin !
Cdo shqiptari ne punen e tij te perditshme ne kete vend i ka rene te merret me halabake te veshur me kostum politik apo institucional.
Fati im i keq qe ne nje studio, ne nje media te nderuar te kisha perballe nje njeri te papergjegjshem,qe beri nje veprim, per te cilin mori ate c’ka meritoi.
Keqardhje ndjej per ate incident ku padashur isha protagonist, pasi une perpara se te jem zyrtar, jam prind dhe bir i nje familje te fisme ne Mirdite,emrin e mire te se ciles bashke me vellezer e motra e ruajme me shume pergjegjesi.
Cdo kush qe i rrjedh gjak e jo uje nder vena s’do kish bere reagim ndryshe. Kete sqarim e kam si detyrim pasi jam njeri publik pasi ata qe me njohin personalisht nuk kane nevoje per shume sqarime nga ana ime.
Nderkohe per ate qe kisha perballe spo flas asnje fjale se shqiptaret e dine mire sa i vlen lekura dhe mendimin tim ia kam thene ne sy.
Ai incident ka ndodhur gjate nje rregjistrimi emisioni dhe video ka dale nga stafi,madje eshte publikuar muaj me pare,por serish u hodh ne treg si nje scoop televiziv,a thua kane zbuluar videon e njeriut te pare qe zbriti ne hene.
Publikimi i videos vjen pas realzimit te nje dokumentari ku ne emrin tim personal dhe Konfederates se Sindikates ishte abuzuar pa mase,duke na faturuar faje e prona qe nuk i lidh asgje me ne.
Konfedereta e Sindikatave te Shqiperise prej vitesh eshte objekt i kontrolleve financiare te institucioneve te Shtetit Shqiptar dhe nese do kishte patur shkelje normalisht qe do ishin mbajtur edhe pergjegjesi.
Keqardhje qe ky scoop mediatik doli ne median e themeluar nga nje njeri me vizion si Dritan Hoxha, por qe sot udhehiqet nga ai qe eshte njesh per te qene dysh,Ben Blushi,qe s’mesoi te ece vetem,e qe kete gjigand mediatik rrezikon ta ktheje si krijesen e tij LIBRA-n.
Ky deshtak i lindur qe shqiptaret e ndeshkuan me vote ne 2017 TOP-in po e kthen ne nje pistolete te ndryshkyr qe e shkrep per llogari te atyre qe i hedhin ndonje kocke.
Falenderoj Top Chanel per publicitetin pasi kjo video ka po aq klikime sa kane videot ku tregtaret ambulante te rrugeve trajtohen si skllever per mekatin e vetem se i bejne konkurence kioskave te Top Chanel.
Ky kanal ka detyren te hetoje lidhjet e krimit me politiken qe i marrin frymen biznesit, e jo te kthehet ne nje gjobevenes per biznesin dhe individe te caktuar.
Per kete realitet te trishte qe sot mbizoteron ne Shqiperi Top Story nuk heton dot pasi axhenda e gjobave mediatike eshte e gjate e nisur heret dhe e kalkuluar mire.
Videon pashe e kishte shperndare dhe Sali Berisha me te njejtin patos e frymezim qe ka shperndare videot e tragjedise Gerdecit,ku i vdiq dhe nje familjar qe s’ja dinte emrin bashke me 25 persona te tjere apo sic shperndau videon e 21 janarit,kur me urdher te tij u vrane keter njerez ne mes te bulevardit.