Rama i përgjigjet Haradinajt dhe zbulon prapaskenat e rënda: Po shitet online, gënjeshtër marramendëse dhe e rrezikshme

0
396

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj lëshoi gjatë ditës akuza të forta ndaj Presidentit të Kosovës, Thaçi, dhe kryeministrit Rama, duke thënë se nën mbikëqyrjen e Federica Mogherinit kanë diskutuar ndarjen e Kosovës me Presidentin Serb, Vucic. Rama gjatë një konference të përbashkët me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së Federica Mogherini, ka folur në lidhje për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Rama është shprehur se kjo është një gënjeshtër e cila është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Rama tha:

“Përsa i përket komplotit për të copëtuar Kosovën dhe për të krijuar në mënyrë te fshehtë hartën e botës. Më kujton shprehjen sa pa dal Facebooku budallain e njihte vetëm shtëpia e vet.

Ajo porosia e agjitacionit nazist që thoshte nëse gënjeshtrën të do që ta besojnë bëje të pabesueshme, kjo është në përdorim të përditshëm.

Duke përfituar nga Facebooku, me gënjeshtra marramendëse dhe te rrezikshme. Nëse gjenden aq budallenj sa të besojnë se një proces që përfshin shtete dhe jo 2 shtete por gjithë shtetete botës, që përfshinë parlamentet mund te behet fshehurazi nga disa persona dhe të kaloj këtë proces si miu me mustaqe, atëherë kjo botë ka marrë fund.

Çdo shqiptar me dy mend ne koke e kupton se kjo gënjeshtër është bërë e padurueshme qe shitet online”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here