Paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor, Mogherini del me mesazh të fortë për Bashën

0
368

Federica Mogherini, shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian Iu ka kërkuar palëve politike të jenë të bashkuara për të marrë vendimin pozitiv për çeljen e negociatave dhe t’i lënë mënjanë ndasitë.

Madje Mogherini theksoi se qytetarët nuk duhet të privohen nga zgjedhjet vendore, duke iu referuar atyre të 30 qershorit.

Ne besojmë që partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën përgjegjësive. Qytetarët të mos privohen nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është një mesazh i fortë dhe i bashkuar i gjithë institucioneve të BE-së.

88% e qyt shqiptarë ka një ndjesi pozitive ndaj BE-së. 92% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin objektiv anëtarësimin në BE dhe kjo ngarkon me përgjegjësi të gjithë udhëheqësit politikë.

Për mua në një farë mënyre kjo është mënyra më e mirë për të festuar ditën e Europës nesër. Jam krenare që ditën e Evropës do ta festoj në Tiranë. Tek unë mund të mbështeteni. Në interesin e BE-së që ta fillojmë procesin e negociatave”, deklaroi Mogherini.

Kujtojmë se Basha sot nga Korça paralajmëroi për zgjedhje të parakohshme dhe tha se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here