Palmer takim ‘kokë më kokë’ me Zaevin, kryeministri bën deklaratën e fortë

0
363

“Zbatimi i suksesshëm i zgjedhjeve presidenciale e çojnë shtetin në rrugën e duhur dhe i lehtëson përpjekjet për marrjen e datës së bisedimeve me Bashkimit Evropian”, e ka njoftuar zëvendës sekretari për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Shtetëror, Matthew Palmer kryeministrin Zoran Zaev në takim e tyre që u mbajt me shënimit të Asamblesë së Përgjithshme të EBOR në Sarajevë.

Në takim, siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp qeveritar, është potencuar bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me çka kryeministri Zaev ka shprehur falënderime për përkrahje e vazhdueshme të ShBA-ve për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE.

“Zgjedhjet demokratike dhe të pastra vërtetuan se vendi ynë është me demokraci të pjekur, ndërsa qytetarët dhanë mbështetje masovike për konceptin e një shoqërie për të gjithë. Treguan si vend se kemi kapacitet t’i zgjidhim çështjet e vështira, ndërsa tani jemi të përqendruar tek e ardhmja e progresit ekonomik të vendit. Me 12 protokolle të ratifikuara për anëtarësimit tonë në NATO tashmë ndjehen efekte pozitive dhe inkurajim për investime të reja. Për ne është shumë e rëndësishme që Bashkimi Evropian të na japë datë për nisjen e bisedimeve që ta realizojmë ëndrrën evropian të shumë gjeneratave”, ka thënë Zaev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here