Reforma në drejtësi duket se i ka futur në ankth të gjithë. Teksa politikanët i tremben SPAK dhe BKH, gjyqtarët e prokurorët janë frikësuar nga vetingu. Ka shumë nga ata që dinë se do të ngelin dhe për këtë arsye po shkalin hapur ligjin. Javët e fundit kemi parë se si kriminelë të njohur po lirohen nga gjyqtarët. Por pas nuk mbeten as prokurorët, të cilët po ashtu e kanë ulur rendimentin e punës. Prokuroria e Përgjithshme ka depozituar në Parlament raportin vjetor për vitin 2018, ku jepet një pasqyrë e luftës ndaj krimit gjatë vitit që lamë pas. Krahasuar me vitin 2017, rendimenti i punës ka rënë. Sipas raportit, në organin e prokurorisë janë trajtuar 57.734 materiale kallëzuese, që përbën një ulje prej 0,96 % në krahasim me vitin 2017. Janë ndjekur gjithsej 42814 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,65 % në krahasim me vitin 2017, nga të cilat 31409 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 0,23 % në krahasim me vitin 2017 dhe 486 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 23,34 % në krahasim me vitin 2017. Janë mbartur nga viti 2017, 10919 procedime penale me një rritje prej 24,14 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2017. Është vendosur mosfillimi për 14920 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 14,15 % në krahasim me vitin 2017.
Lufta ndaj korrupsionit
Ajo që bie në sy është se prokuroria po dështon djeshëm me luftën ndaj korrupsionit, sidomos në nivele të larta. Edhe pse kryeprokurorja Arta Marku premtoi se do hapen dosje të bujshme dhe po ashtu drejtuesja e krimeve të rënda, Donika Prela, ka premtuar goditje në këtë aspekt, rezultate nuk ka. Sipas të dhënave statistikore evidentohet se ka një ulje prej 37 %
të numrit në total të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit dhe rritje
prej 63,83 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2017. “Në lidhje me
të pandehurit, për këtë grup veprash penale, vihet re një ulje prej 10,71 % e numrit të
pandehurve të regjistruar përkundrejt këtij totali në vitin 2017 dhe një rritje prej 20,83 % e
numrit të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë. Në uljen e këtij numri të procedimeve
të regjistruara, çmojmë se kanë ndikuar si masat e marra në kuadrin e reformës ligjore dhe
institucionale, ashtu dhe efektet parandaluese nga goditja dhe rritja e numrit të çështjeve të
dërguara në gjykatë për këtë grup veprash penale në fushën e korrupsioni’, thuhet në raport.
Përgjimet
Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me dije se gjatë vitit që lamë pas janë përgjuar mbi 4 mijë perona, të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal. Gjatë vitit 2018 në sajë të përgjimeve është arritur në arrestimin/ ndalimin e 619 personave të dyshuar për krime kundër personit, vepra penale në fushën e narkotikëve korrupsion e shpërdorim detyre, trafiqe e kalim i paligjshëm i kufirit apo vepra të tjera të rënda, duke parandaluar kështu pasoja për shtetin e shtetasit.
Në shifra të përgjithshme, gjatë vitit 2018 janë ekzekutuar gjithsej 3063 vendime për përgjim
të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 715 procedime penale.
Nga këto, 147 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime
të rënda. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 4168 persona të dyshuar si të
përfshirë në vepra penale.
Kliti Topalli









































