Me Harry-n nuk shkon mirë, por shihni ç’bën për bebin e porsalindur Princ William (FOTO)

0
379

Ditën e djeshme më në fund Princ Harry dhe Meghan Markle u bënë për herë të parë prindër të një djali të cilit ende nuk ja kanë zbuluar emrin.

Ishte Harry ai që konfirmoi lajmin teksa në një dalje për mediat tregoi se ishte shumë i lumtur dhe se shumë shpejt të gjithë do njihen me vogëlushin.

Mirëpo, duke pasur parasysh marrëdhënien e tensionuar mes dy vëllezërve Harry dhe William, të gjithë janë habitur nga urimi publik që PrincWilliam i bëri të vëllait.

Faqja zyrtare e tij në ‘Instagram’ ka rishpërndarë postimin e lajmit të lindjes dhe pranë tij ka shkruar: “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë të lumtur që Duka dhe Dukesha e Suxxex janë bërë prindër të një djali, të cilin po presin me padurim ta shohin,”. Ndonëse fansave iu duk një urim i ftohtë, ky postim hodhi poshtë të gjitha spekulimet se dy vëllezërit nuk flasin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here