Arrestimi i ish-deputetit të PD, Paloka nxjerr prapaskenat dhe bën paralajmërimin e fortë: Rama po e çon vendin në përplasje!

0
305

Banorë të Unazës së Re e kanë zhvendosur protestën para komisariatit numër 6 në kryeqytet, duke kërkuar lirimin e të ndaluarve në protestën e zhvilluar më herët te “Fabrika e Miellit”.

“Lironi djemtë tanë, Rama ik”,  ishin disa nga thirrjet e banorëve.

Ish-nënkryetari i PD-së është në mbështetje të banorëve. Edi Paloka tha se Rama po e çon vendin në përplasje. Lidhur me protestën te “Fabrika e Miellit”, ai sqaroi se banorët kanë dalë në rrugë pasi panë forca të shumta policore dhe menduan se policia po u prishte banesat.

Paloka denoncoi edhe dhunën policore gjatë protestës. “U sulën si bisha ndaj qytetarëve”, tha ai.

Më tej, tha se Rama nuk ndalet përballë asgjëje për të përfituar nga projekti korruptiv te Unaza.

“I shoqëruar në komisarit është dhe deputeti Klevis Balliu, se është deputeti i shqiptareve pasi ka marrë votat. Është i mbyllur në komisariat se doli në mbështetje të banorëve”, tha ai lidhur me shoqërimin e Klevis Balliut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here