Lufta tregtare, Trump godet Kinën përsëri

0
377

Kërcënimi i djeshëm nga Presidenti Donald Trump për Kinën u konfirmua sot nga zyrtarë amerikanë pasi deklaruan se Kinezët kanë thyer premtimet e bëra gjatë negociatave tregtare, prandaj do të shtojnë tarifat për produktet kineze që nga e premtja e kësaj jave. Sekretari i Thesarit të SHBA, Steven Mnuchin deklaroi dje se me pranimin e informacionit të ri gjatë fundjavës doli se Kina ka ndërruar mendjen rreth zotimeve të bëra paraprakisht gjatë negociatave. Sekretari i Thesarit Mnuchin konsiderohet si zyrtar amerikan më i disponuar drejt një marrëveshje me Kinën e tha se pala amerikane shpresonte se do të arrinte marrëveshje me Kinën në fund të kësaj jave. Sekretari Steven Mnuchin nuk dha detaje specifike rreth ngecjes së negociatave. Presidenti Trump deklaroi të hënën se do të ngrejë tarifat për produkte kineze nga 10 % në 25 %, vlera e produkteve kineze që do të taksohen është 200 miliardë dollarë amerikan. Shtoi edhe se “së shpejti” do të shënjestrojë edhe produktet e mbetura kineze me tarifa shtesë. Përfaqësuesi Tregtar i SHBA’ve në OBT Robert Lighthizer, tha se Kina ka thyer premtimet e zotuara e bëra më herët. Lighthizer ju tha gazetarëve se “Gjatë javës kemi parë një zbrapsje nga zotimet e bëra nga Kina, kjo është e papranueshme për ne”. Robert Lighthizer shtoi se “në këtë moment nuk do t’i ndërpresim bisedimet por kur të vijë e premtja do të ketë tarifa të vendosura”.Zëvendës i kryeministrit së Kinës Liu He pritet në Washington të enjten për të vazhduar negociatat gjatë bisedimeve dy ditore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here